Vritét bashkëshorti i eurodeputetes, u gjet pa jetë në makinën e tij në Palermo
Bashkëshorti i eurodeputetes kristian-demokrate Francesca Donato, u vra këtë të shtunë në rrethana misterioze në Palermo. Viktima u gjet i vdekur në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa me një shirit plastik në qafë, bëjnë me dije mediat italiane.
“Ata vranë bashkëshortin, Angelon”.
Kështu është shprehur eurodeputetja Francesca Donato, duke folur me disa miq të cilët e telefonuan për të kuptuar nëse viktima ishte vërtet burri i saj, Angelo Onorato. Ajo ishte përpjekur të komunikonte me të, por i shoqi nuk i ishte përgjigjur telefonatave të saj.
Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e bashkëshortit të saj, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Ndërkohë policia dhe hetuesit ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rastit. Mësohet se Angelo Onorato ishte arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh.
Huazuar nga Lapsi.al