Vrasjanë Roskovec, flasin fqinjët: Autori dhe viktimat njiheshin, kanë ngrënë dhe pirë bashkë
Një ngjarje tronditëse u shënua ditën e sotme në Roskovec, ku xhaxha e nip mbetën të vrarë nga Altin Kukaj.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur edhe fqinjët, të cilët thonë se viktimat, por edhe autori kanë qenë miq. Madje ai shprehet se ata madje kanë ngren dhe pirë bashkë.
“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave në kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.
“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, tha një tjetër.
Xhaxha e nip u ekzekutuan me armë zjarri pak pas mesditës së sotme, 10 shtator 2024, në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Gramoz Kurtaj dhe Ladimir Kurtaj, mësohet se kanë debatuar me 49-vjeçarin, Altin Kuka e “molllë e sherrit” mes tyre mësohet të jetë bërë djali i autorit i cili është përplasur më herët me viktimat.
Pas debatit ka qenë Kukaj i cili ka ardhur në ndihmë të së birit dhe debati mes tij dhe dy anëtarëve të fisit Kurtaj ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
49-vjeçari ka marrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të xhaxhait dhe nipit, Gramoz dhe Ladimir Kurtajt të cilët si pasojë e plagëve të marrë humbën jetën në spital.
Menjëherë pas krimit Kuka u vetëdorëzuza në Polici. Teksa forcat e policisë dhe FNSH “zbarkuan” në fshatin Kurtaj, 49-vjeçari raportohet se ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë, së bashku me armën ku dhe ka pranuar krimin e dyfishtë.