Aktualitet dhe Lajme

Vrasja në Durrës, sociologu Gëzim Tushi: Niveli i kriminalitetit në Shqipëri është i lartë, duhet ndërhyrje nga shteti

Share

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, në një intervistë televizive, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 19-vjeçare vrau dhe groposi në oborrin e banesës babain e saj 50-vjeçar, ku sipas infocioneve policore, i ndjeri donte të fejonte vajzën pa dëshirën e saj.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se ngjarja e sotme është tepër e rëndë dhe se krimi ishte i natyrës sadiste, duke shtuar se niveli i kriminalitetit në Shqipëri, është i lartë dhe se duhet ndërhyrje edhe nga shteti.

Krimi është bërë lloj kanceri që ka kapur shoqërinë tonë. Kemi të bëjmë me një krim sadist. Unë besoj se është e papranueshëm se çfarë do prind ka qenë ai të shkojë në këtë Krimi nuk mund të justifikohet. Rasti i sotëm tregon se kemi arritur te vrasja e babait. Mund të jetë e rrallë, por unë s’mbaj mend rast tjetër, e keqja ka kapur fundin. Po na shfaqen qenie të tilla që me gjakftohtësi po kryejnë krime.

Mbi 80% e krimeve kryhen në familje. Kjo s’kërkon ndonjë sociolog apo filozofi të madhe sa për të thënë që vatra është familja. Nëse familja prodhon më shumë kriminalitete, duhet të përqendrohemi te familja.

Jemi marrë shumë me shtetin, por jo me familjen. Duhet një strategji kombëtare për të bashkuar faktorët kulturor edukativ që kanë të bëjë me prindërit. Familja në shekullin e XXI, babai kërkon të martojë vajzën me një burrë që nuk e do. Bashkë me të duhet të ndikojë dhe shkolla. Edhe shteti ka përgjegjësitë e veta, duhet ndërhyrje”, u shpreh sociologu Gëzim Tushi.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button