Aktualitet dhe Lajme
Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i vrasësit

Policia ka ndaluar Erlis Mehmetin, me origjinë nga Tropoja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ka dhënë një makinë autorit që vrau Renato Hoxhajn në Vlorë.
Policia e Vlorës ka identifikuar mjetin me të cilin është larguar autori i dyshuar i krimit, ndërsa makinës i ishin ndërruar edhe targat, që dyshohet të jenë të vjedhura.
Ndërkohë, një prej autorëve të dyshuar dyshohet se është larguar ilegalisht në Greqi.
Erlis Mehmetajt i është sekuestruar edhe një telefon, ku janë gjetur biseda që kanë ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autorit të dyshuar, por pa mundur ende arrestimin e tij.