Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e 22-vjeҫarit Gëzim Sinomatit në Vlorë, hapen dosjet e vjetra

Share

Gëzim Sinomati, 22-vjeçari  u ekzekutua me snajper në 7 janar, në banesën e tij teksa pinte cigare në ballkon.

Mësohet se hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, janë në vijim dhe se tashmë ekspertët kanë kërkuar rishikimin e dosjeve të vjetra

Gjatë ditës së djeshme, në polici janë shoqëruar persona të tjerë dhe pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Numri i personave të shoqëruar është shtuar.

Prania e shpeshtë e drejtorit të policisë së Shtetit në Vlorë, ka bërë që kjo ngjarje të marrë vëmendje më të madhe. Nga ekspertët është kërkuar rishikimi i dosjeve të vjetra. Hapja e dosjeve është kërkuar pasi mund të ndihmojë grupin hetimor për ngjarjet në vitin 2000-2001. Deri tani është thënë se në 2017 Sokol Sinomati është larguar drejt Belgjikës, u rikthye në Shqipëri ku ndodhet ende në burg. 23-vjeçari që u ekzekutua nuk kishte asnjë konflikt. Sipas policisë 23-vjeçari nuk ka asnjë precedent penal, as edhe në Belgjikë dhe gjithçka duket se lidhet me faktin se mban mbiemrin Sinomati. Një nga pistat që ka marrë vëmendje është edhe ngjarja në janar të 2022, ku në automjetin e xhaxhait të tij i është vënë tritol.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button