Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit çanta e autorit

Share

Autoritetet policore kanë arritur të gjejnë armën e ftohtë me të cilën u vra 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshtarai i tij, Mario Përleshaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se thika Bështë gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Bashkë me të ka qenë edhe çanta e autorit, me të cilën ishte në shkollë.

Mësohet se thika bashkë me çantën e autorit janë pikasur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, i cili ka bërë më pas edhe denoncimin tek blutë e kryeqytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, teksa autorit, për të cilin gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”, nuk tregonte se ku e kishte fshehur duke deklaruar se “nuk e mbaj mend”.

Veç vrasjes së Martin Canit, autori Mario Përlleshaj akuzohet dhe për pëagosjen e shokut të viktimës, 14-vjeçarit Luis Meçja.

Fillimisht i mituri Mario Përlleshaj, u arrestua nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, por më pas, Prokuroria e Tiranës i ashpërsoi akuzën, duke i ngritur veprën penale “vrasjes në rrethana cilësuese”.

Nga ngjarja e rëndë, edhe autori mbeti i plagosur në krah, teksa prej disa ditësh është i shtruar në spital.

Ditën e krimit, Mario Përleshaj pozonte me thikën e krimit edhe për foto të cilat i publikonte në rrjetet sociale.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button