Aktualitet dhe Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit/ Genti Mullai: U përqafuan përpara efektives së policisë, oficerja e referoi përplasjen

Share

Zëdhënësi i policisë Genti Mullai, dha detaje të reja nga vrasja 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”. Mullai shprehet se viktima dhe autori, kishin pasur përplasje dhe se ishin pajtuar me njëri- tjetrin, por ishin pajtuar dhe përqafuar në prani të oficeres së policisë.

Kjo e fundit sipas Mullait, e ka referuar përplasjen mes dy nxënësve në shkollë.

“I shpreh ngushëllime familjes. Është ngjarje që nuk nxjerrë larë askënd. Me informacionet që kemi në shkollën Fan Noli është një oficere policie. Oficerja e policisë ka thënë se ka kryer të gjithë procedurat. Dy adoleshentët kanë debatuar ashpër në tualet. Mësuesja kujdestare ka marrë adoleshentët dhe i ka dërguar te oficerja e policisë. Agresori dhe viktimsa nuk kanë qenë problematikë.

Të dy kanë përqafuar njëri-tjetrit, duke qeshur. Këto kanë ndodhur ditën e hënë. Për çfarë ka ndodhur të premten, policia nuk ka pasur informacion. Janë pyetur disa herë dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Oficerja e ka referuar ngjarjen në shkollë. Oficerja e policisë ka menduar se konflikti ishte mbyllur, duke qenë se ishin nxënës të mirë në mësime”, tha Mullai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button