Aktualitet dhe Lajme

Vokshi shfaqet në Kuvend me bluzën ‘Lironi Berishën’, ironizon Balla: Albana hiqe bluzen, se le nam

Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e ka cilësuar fyerje paraqitjen e deputetëve të Rithemelimit në Kuvend, me bluzat e stampuara ‘Lironi liderin e opozitës”.

Balla ironizoi Vokshin që u paraqit Kuvend me bluzën: Lironi Berishën!

“Më duket më shumë se qesharake të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit dhe të mbash në gjoks një person të dënuar për korrupsion.

Një qytetar që sheh nga TV, edhe sheh strishën e lajmeve që deputeti filan po flet për korrupsionin dhe sheh bluzën e personit të dënuar për korrupsion. Kursejani qytetarëve këtë dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit.

Ju kam parë edhe tek protesta te bashkia. Nuk e gjej dot shpjegimin pse duhet të shkosh të protestosh te bashkia me bluzën: Lironi Saliun! Nuk e gjej dot përgjigje. Liro Saliun tek bashkia, çlidhje ka?”, tha Balla.

Balla foli edhe për kundërshtimin e opozitës ndaj projektit të bashkisë së Tiranës për linjat e transportit të gjelbër në bashkëpunim me kompaninë gjermane KFW.

“…Është dhe njëri këtu që foli për Mundësira. Në 100 copash të paktën ja keni borxh vendit që ju ka bërë deputetë, që mos dëmtoni këtë industri sikurse është turizmi dhe pastaj po ka ngel, mirë është mos transporto as ti dhe k0legja jote bombat molotov tek bashkia.

Ajo është një vepër penale dhe pa dyshim që kjo vepër penale ju dëmton ju, qytetarët. Mos ia bëni këtë nder Erionit duke shkuar për të protestuar poshtë dritares të tij, se nuk e ka arrestuar Erioni Saliun. Reflekto Albana, reflekto! Dhe hiqe atë bluze se le nam!”, shtoi Balla./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button