VIDEO+FOTO/ Stuhia Ciaran godet vendin: Rrugë të përmbytura, aksidente me vdekje dhe makina të dëmtuara nga pemët

Share

Era e fortë e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm kanë përfshirë thuajse të gjithë vendin gjatë mesditës së sotme.

Për shkak të sasisë së madhe të shiut në Tiranë ka patur përmbytje në një numër të madh rrugësh, ndërkohë që era e fortë ka rrëzuar pemët në tokë duke dëmtuar disa makina.

Ndërkohë, Lana është tërbuar që në në minutat e para të furtunës duke dalë nga shtrati në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta.

Gjatë stuhisë dhe tani, në Tiranë qarkullohet me vështirësi.

Ndërkohë, në Durrës janë përmbytur rrugë dhe dëmtuar po ashtu disa makina për shkak të stuhisë.

Në Kukës, uji në rrugë dhe era e fortë nxorrën një makinë nga rruga duke e bërë që të përplaset e bordurat e betonit në Rrugën e Kombit. Për shkak të aksidentit, vdiq një person, kurse një tjetër mbeti i lënduar dhe ndodhët në spital.

/albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button