Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Turistët gjermanë bllokohen në Theth, plagoset një prej tyre, 2 helikopterë të ushtrisë u vijnë në ndihmë

Share

Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë. Sipas informacioneve njëri prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135. Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.

Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë!”, njofton Ministria e Mbrojtjes/m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button