Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Shqipëria mposht 3-0 Androrrën

Share

Shqipëria ka vulosur fitoren me rezultatin e pastër 3:0 kundër Andorrës. Kjo e fundit u shfaq pothuajse e dorëzuar me pak episode dhe asgjë serioze për portën e Thoma Strakoshës.

Fillimisht kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 9-të në ndeshjen e eliminatoreve të Kupës së Botës. Autor i golit ishte sulmuesi Rey Manaj (VIDEO GOLI I MANAJ). Ishte Kristjan Asllani, i cili me anë të një goditje dënimi çon topin në zonë, aty ku gjen sulmuesin Rey Manaj, i cili nuk gabon duke çuar topin në rrjetë. (VIDEO GOLI I DYTE I MANAJ)

Po ashtu dhe goli i dytë mban firmën e Rey Manaj, pas një zbritjeje fantastike të Armando Brojës, i cili shërbeu saktë për 2:0. Gli i tretë u shënua nga Myrto Uzuni, i cili u hodh në fushë si zëvendësues i Armando Brojës. (GOLI I UZUNIT)




Huazuar nga albeu.com

Back to top button