Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Rumani-Ukrainë: Spektakël rumun, Lunin pëson dhe golin e tretë

Share

Rumani-Ukrainë përballen në “Allianz Arena” Mynih, në kuadër të takimit të parë të fazës së grupeve, sfidë e Grupit E, ku deri me tani rezultati eshte 3 me 0 ne favor te rumuneve.

Rumunët shiheshin si më pak favoritët për të kaluar grupin, por skuadra e Iordanescut kërkon t’i surprizojë të gjithë.

Nga ana tjetër, ukrainasit kërkojnë që në këtë kompeticion të avancojnë sa më shumë të jetë e mundur.

Rumani-Ukrainë 3-0

Stanciu 29′, R. Marin 53′, Man 57′

Komenti Live:

57′ Goool Rumania 3-0! Man zgjat këmbën pas një topi në zonë dhe shënon golin e tretë. (VIDEO)

53′ Goool Rumania 2-0! R. Marin lëshon një predhë nga distanca, e cila shkon në cepin e portës. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

29’ Goool Rumania 1-0! Stanciu realizon me një super goditje, zhbllokohet takimi. (VIDEO)

13′ Kundërsulm i shpejtë nga ukrainasit, Tsigankov merr krahun e djathtë dhe i drejtohet fundores

8′ Kundërpërgjigjen rumunët, Dragush tenton goditjen nga distanca

6′ – Ukrainasit që tregohen të rrezikshëm, Sudakov provon gjuajtjen nga jashtë zone por mbyllet nga mbrojtja rumune.

1′ Nis sfida!

Formacionet zyrtare:


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button