Aktualitet dhe Lajme

(VIDEO) Nën sulm për golin e dytë/ Elseid Hysaj detyrohet të mbyllë rrjetet sociale

Share

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale, pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve.

Që prej mbrëmjes së djeshme mbrojtësi kuqezi është nën akuza të vazhdueshme nga tifozët pasi e bëjnë përgjegjës për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.

Lexo më tej: Vetëm 15 minuta/ Ku gaboi Shqipëria në ndeshjen e parë të Euro24 

Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj, teksa nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit, i cili është detyruar që të mbyllë llogaritë personale pas sulmeve ndaj tij.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button