VIDEO/ Momenti kur shtetasi vjedh automjetin në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari
Është arrestuar nga policia e Shkodrës shtetasi Gledis Tuzi, 38 vjeç, i cili dyshohet se ka vjedhur automjetin e një 20 vjeçari gjatë pasdites së djeshme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur, të cilin 38-vjeçari e ka drejtuar pa leje drejtimi.
Sekuestrohet edhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit.
”Gjykimi i 21 janarit nga SPAK, hap i madh në bërjen e drejtësisë”, Koçi: Duhej gjetur një rrugëdalje për opozitën pasi…
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, për identifikimin e autorit të vjedhjes së automjetit tip “Golf 4”, pasditen e djeshme, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:
G. T., 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.