VIDEO/Lufta ndaj trafikut të drogës në Paqësor, SHBA sulmon një tjetër mjet lundrues, humbin jetën 3 persona

Share

Sulm ajror amerikan në Paqësorin lindor, vriten tre persona në një motoskaf të dyshuar për trafik droge

SHBA vijon luftën ndaj trafikut të drogës në Paqësor. Sipas Komandës Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), një sulm ka ndodhur ndaj një mjeti lundrues që po “shfrytëzohej” nga organizata të huaja të cilësuara si terroriste. Për pasojë kanë humbur jetën tre persona që ndodheshin në bord.

Deklarata u publikua në rrjetin social X, ku u shpërnda edhe një video e shkurtër që tregon momentin e shkatërrimit të motoskafit.

Ushtria amerikane ka raportuar të paktën tetë sulme të tilla këtë muaj, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 185, sipas një llogaritjeje të AFP-së.




starnews.al

Reklama
Back to top button