VIDEO / Lazarati turistik! Fshati rebel i dikurshëm, tani mirëpret turistët
Lazarati po synon të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, nisur që nga mikpritja, kulturën, zakonet dhe pasuritë natyrore dhe kulinare që ka.
Fshati i dikurshëm rebel që mori këtë epitet për shkak të kultivimit të kanabis sativa, tani po synon ta shërojë atë plagë të vjetër dhe emrin e tij ta lidhë me turizmin.
Hapat e para kanë nisur me bujtinat dhe shtëpitë që kanë hapur dyert për turistët. Dhe për këtë arsye organizuan edhe panairin e parë të turizmit në Lazarat. Panair që shpalosi gjithë resurset e kësaj zone, që nga duarartat e artizanatit e deri tek ushqimet, kultura dhe zakonet.
Përveçse një nismë që synon të shfrytëzojë fluksin e emigrantëve në vendin tonë, Lazarati turistik, synon që të mbajë në fshat rininë dhe të rikthejë edhe ata që kanë emigruar.
Dhe opinionet e para të turistëve janë shumë premtuese për fshatin që synon të konkurrojnë për tërheqjen e vizitorëve pranë Gjirokastrës së UNESCO-s.
Aktivitete të tilla promovuese për vlerat dhe pasuritë e Lazaratit, pritet të kthehen në një traditë në ish-fshatin rebel.
Huazuar nga Javanews.al