Aktualitet dhe Lajme

Video/ “Kisha një ëndërr”, Tananai, Madame e Rose Villain zbulojnë këngën e titullit të Inter

Share

Ndër iniciativat që Inter ka përgatitur për të festuar titullin e njëzetë, atë të yllit të dytë, është edhe një këngë që do të simbolizojë kampionatin e sapo fituar. Kënga titullohet “Kisha një ëndërr” dhe është kompozuar nga Tananai, Madame dhe Rose Villain, të tre tifozë të çmendur zikaltër. Në pritje të publikimit zyrtar, të planifikuar për nesër më 26 prill, artistët kanë nxjerrë tashmë disa pjesë në rrjetet sociale, përfshirë edhe strofën.

Inter-Torino do të luhet të dielën në orën 12:30, ndeshje që do të nisë festimet për yllin e dytë dhe titullin e njëzetë zikaltër. Ditët e fundit janë zyrtarizuar zërat për bashkëpunimin mes klubit dhe Rose Villain-Madame-Tananai, të cilët kanë regjistruar një këngë për sukseset e Inter dhe që mund të bëhet himni i ri zyrtar. Kënga do të publikohet gjatë fundjavës dhe do të luhet edhe të dielën gjatë festës së planifikuar. Por në rrjetet sociale, Rose Villain ka publikuar një pjesë të vogël të këngës me një video ku mund të dëgjohet tekstin i një strofe.

“KISHA NJË ËNDËRR”

Rose Villain është në kulmin e valës falë suksesit të këngës së sjellë në Sanremo e që i dha një shtysë tjetër karrierës së saj. Tashmë ajo është zgjedhur për himnin e ri të Inter së bashku me kolegët Madame dhe Tananai. Për ata që mezi presin ta dëgjojnë, vetë këngëtarja ka menduar të postojë një pjesë të vogël:

@rosevillainofficial @Inter ♬ suono originale – Rose Villain



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button