Aktualitet dhe Lajme

Video/ Gjesti i bukur i tifozëve të Shqipërisë gjatë himnit italian: ja çfarë ndodhi

Share

Në Dortmund mbërmjen e djeshme, tifozët e Shqipërisë ishin protagonistët absolutë. Jo vetëm për numrin dhe ngjyrat që veshën kuqezi stadiumin e Dortmundit, por edhe për sjelljen e tyre brenda dhe jashtë fushës. Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, tifozët shqiptarë ishin protagonistë të një sjelljeje shumë të vlerësuar nga italianët. Momenti emocionues u përjetua në tribunat e Dortmundit, pak minuta para fillimit të ndeshjes, e vlefshme për ditën e parë të grupit B.

GJESTI I BUKUR I TIFOZËVE SHQIPTARË

Tifozët shqiptarë kënduan më zë të lartë himnin italian së bashku me tifozët italianë. Një kor i vetëm u ngrit brenda Signal Iduna Park në Dortmund. Tifozët italianë dhe shqiptarë të bashkuar në një himn të vetëm. E Corriere Dello Sport i bën eko këtij gjesti të bukur në ndeshjen hapëse të dy kombëtareve në Euro 2024.

Lexo më tejVetëm 15 minuta/ Ku gaboi Shqipëria në ndeshjen e parë të Euro24

Aleanca mes dy tifozëve është e njohur, tashmë kishte ndodhur për ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 në Genova. Kënduan të gjithë bashkë himnin shqiptar, më pas u luajt himni i ‘Mameli’, e kënduan edhe atë, “pikërisht ata, shqiptarët që falënderojnë në këtë mënyrë vendin që i mirëpriti”.

 





Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button