Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Gjeorgji-Portugali: Festë e çmendur e gjeorgjianëve, gjejnë edhe golin e dytë përballë Ronaldo & Co

Share

LIVE GJEORGJI-PORTUGALI 2-0

NGJARJET KRYESORE

57’ GOOOL GJEORGJIA! Mikautadze shënon nga pika e bardhë e penalltisë . (VIDEO)

55’ Gjeorgjianët kërkojnë penallti për një faull në zonë të Antonio Silva ndaj Lokoshvili. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë, por më pas thirret nga VAR dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

53’ Neves ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Çakvetadze.

50’ Kvaratskhelia ka në këmbët e tij mundësinë të shënojë edhe golin e dytë pas një pasimi nga e djathta, por nuk gjen kontaktin e duhur me topin që shkon lehtë në duart e portierit të Portugalisë. (VIDEO)

47’ Pas një goditje këndi topi shkon te Ronaldo i cili gjuan, por sfera devijohet në këndore përsëri. (VIDEO)

46’ Konseisao hyn me shpejtësi në zonë dhe gjuan nga e djathta, sfera devijohet në këndore.

46’ Pjesa e dytë nis me Ruben Neves në vend të Palinja në fushën e lojës.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Gjeorgjisë.

45’ Zhoao Feliks tenton nga jashtë zonës, Mamardashvili pret përsëri në pozicion.

44’ Neto ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari për simulim.

43’ Aksion i rrëmbyeshëm i portugezëve në të djathtën, topi shkon pastaj te Palinja i cili gjuan nga jashtë zonës por nuk gjen portën. (VIDEO)

36’ Kvaratskhelia ekzekuton goditjen e dënimit, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës. (VIDEO)

35’ Ronaldo hyn në zonë në të majtën, gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtësit gjeorgjianë në këndore.

30’ Zhoao Feliks i afrohet barazimit teksa lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, me sferën që shkon jashtë. (VIDEO)

29’ Ronaldo ndëshkohet me të verdhë për protesta pasi kërkonte penallti.

28’ Harkim nga e majta e sulmit portugez, Mamardashvili grushton por sfera shkon te Neto i cili lëshon një predhë që ndalet në rrjetën e jashtme.  (VIDEO)

23’ Palinja gjuan nga distanca, Mamardashvili është në pozicion dhe kontrollon. (VIDEO)

21’ Një harkim nga e djathta gjen Antonio Silva në shtyllën e dytë duke çuar sferën jashtë, teksa bllokoi Ronaldon të gjuante drejt portës.

18’ Neto nga e majta harkon në zonë ku Dalot gjuan me kokë, pa gjetur portën.

17’ Ronaldo ekzekuton një goditje dënimi ballore, portieri Mamardashvili grushton sferën. (VIDEO)

11’ Tjetër kundërsulm i shpejtë i gjeorgjianëve, por këtë radhë asnjë prej tyre nuk ia del të gjuajë drejt portës së Kosta.

7’ Portugezët kthehen të kontrollojnë qarkullimin e topit plotësisht por nuk gjejnë hapësira falë ngjeshjes në prapavijë të gjeorgjianëve që tashmë duan të mbrojnë këtë avantazh.

2’ GOOOL GJEORGJIA! Portugezët humbin topin në mesfushë dhe gjeorgjianët nisin kundërsulm me Kvaratskhelian i cili gjuan me një diagonale dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

GJEORGJIA (5-3-2): Mamardashvili; Dvali, Lokoshvili, Kashia, Gvalesiani, Kakabadze; Kiteishvili, Koçorashvili, Çakvetadze; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnor

PORTUGALIA (4-3-3): Kosta; Dalot, Perreira, Silva, Inacio; Neto, Palinja, Neves; Koinsesao, Ronaldo, Feliks | Trajner: Roberto Martinez


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button