Aktualitet dhe Lajme

Video/ Euro 2024, Portugalia kalon 2-1 me përmbysje Çekinë: CR7 i anulohet golit, e zgjidh Conceiçao në shtesë

Share

Portugalia e fillon rrugëtimin e saj në Euro 2024 me një fitore me përmbysje 2-1 kundër Republikës Çeke ne Grupin F. Në Leipzig u zhvillua një ndeshje praktikisht e njëanshme, por në pjesën e parë Stanek i tha dy herë jo Cristiano Ronaldos. Çekët befasuan me goditjen e vetme në portë, duke shënuar me Provod. Kapitenit veteran të luzitanëve iu anulua goli për pozicion jashtë loje, për ta zgjidhur në shtesë me zëvendësuesin Conceiçao.

Në pjesën e dytë me gjuajtjen e tyre të parë në portë, çekët kaluan në avantazh falë një goditje të bukur me të djathtën nga këndi e Provod (62′). Gëzimi i çekëve, megjithatë, zgjati vetëm 7 minuta, më pas autogoli fatkeq i Hranac rikthen barazimin.

Portugalia gjeti golin e avantazhit në minutën e 87-të, kur Diogo Jota, përfitoi nga kaosi dhe shkundi rrjetën e çekëve, por në fund goli i sulmuesit u anulua, pasi Ronaldo ishte më parë në pozicion të parregullt. Ndërkohë në minutën e 90-të Martinez luajti kartën Conceiçao, që në minutën e 92’i dhuroi Portugalisë tre pikët e para në Euro 2024.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button