Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ Dortmund-Real Madrid, mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Champions League! Gjermanët godasin shtyllën e dominojnë fushën

Share

Mbyllet ne paqe 0-0 pjesa e pare e finales se Champions League!, ku gjermanet kane dominuar gjithe fushen me dy raste te pastra, njehere duke goditur dhe shtyllen.

KOMENTI LIVE: 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë!

43′ E pëson edhe Sabicer, mesfushori ndëshkohet për protesta ndaj anësorit.

41′ Dortmundi nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme dhe provon me Sabicer, por tentativa e tij ndalet nga Kurtua! Topi shkon në këndore. (VIDEO) 

40′ Shoterbek është i ndëshkuari i radhës, për protesta.

34′ Vinicius Zhunior është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Kobel.

28′ Tjetër rast goli për Dortmundin, me protagonist Adejemin, por kësaj here ishte Kurtua që i tha “jo”, sulmuesit gjerman. (VIDEO) 

23′ Minuta fantastike për Dortmundin, shtylla i mohon golin gjermanëve. Të pafat verdhezinjtë në këto momente (VIDEO) 

21′ E pabesueshme çfarë humbet Adejemi, i vetëm përballë Kurtua! Rast i artë për gjermanët (VIDEO) 

20′ Minuta më të mira për Realin, me madrilenët që marrin “frenat” e lojës në dorë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e gjermanëve.

15′ Provon Vinicius me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi shkon shumë larg kuadratit.

13′ Loja është e përqëndruar në mesfushë, ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive. Skuadrat tregohen të kujdesshme.

6′ Dortmundi shfaqet më kërkues në këto minuta, duke fituar goditjen e parë nga këndi.

3′ Pas disa momenteve ndalese për shkak të futjes së tifozëve, ndeshja nga rifilluar sërish!

1′ Ndeshja nis në mënyrë të çuditshme, disa tifozë futen në fushë dhe vrapojnë drejt lojtarëve për të pozuar me ta. Ndalet për disa momente finalja. (VIDEO)

1′ Starton finalja, atmosferë elektrizuese në “Uembli”./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button