Aktualitet dhe Lajme

Video/ Broja, Asani e Muçi e kthejnë në miqësore: Shqipëria shkërmoq Lihtenshtejnin

Share

Tre fitore 2-0 dhe mund të kishte qenë e katërta, nëse Muçi nuk do të kishte shënuar edhe golin e tretë kundër Lihtenshtejnit. Kombëtarja e Shqipërisë u imponua 3-0 në miqësoren e parë të qershorit, që paraprin kampionatin Europian. Në Haladas Sportkomplexum, vendosën nga e shënuar nga Broja, Asani e Muçi, që e kthyen ndeshjen në një seancë stërvitore, pas së cilës vëmendja përqendrohet te Azerbaixhani.

BROJA E ASANI MARRIN SKENËN

Ashtu si pritej, Sylvinho ndryshoi diçka mes titullarëve, duke nisur nga minuta e parë me Brojën, Asanin e Asllanin, që i kanë të nevojshme minutat në këmbë. Edhe prapavija ishte e ridizenjuar, me Ajetin që u vendos në krah të Ismajlit (në mungesë të Gjimshitit), ndërsa Balliu mori vendin e Hysajt në krahun e djathtë. Kuqezinjtë sidoqoftë e morën ngadalë ritmin, me testet e para që i bëri Asllani në minutën e 15’: vetëm rrjetën e jashtme për të, ndërsa Hoxha e Asani impenjuan, por jo sa duhet portierin e Lihtenshtejnit Ospelt. Për të zgjidhur ndeshjen mendoi naiviteti i prapavijës së Lihtenshteinit, të pakujdesshëm në nisjen e papritur të lojës nga Bajrami. Pasimi nga goditja e dënimit i dha mundësinë qendersulmuesit Broja të shënonte qetësisht golin e avantazhit. Goli i 5 me kombëtaren për shkodranin dhe shumë i rëndësishëm për qendërsulmuesin në këndvështrimin e Euro 2024.

MUÇI I VË VULËN

Braziliani ndryshoi kartat në pjesën e dytë për ti dhënë minuta edhe lojtarëve si Muçi, Laçi e Mihaj, por për ta siguruar se ndeshja ishte nën kontroll mendoi Asani. Ish-sulmuesi i Partizanit bëri 2-0 në minutën e 47’ me një goditje perfekte dënimi. Goli i 4 me kombëtaren për Asanin, pas tre rrjetave të tundura në kualifikuese.

Lexo më tejItalia e mallkimi i dëmtimeve, Sylvinho fërkon duart: Spalletti thërret zyrtarisht juventinin Gatti

Kundërshtarët nuk bënë asnjë goditje në portën, duke e patur të vështirë madje të bënin tre pasime radhazi dhe Muçi atëherë bëri 3-0 në minutën e 67’, duke përfituar nga topi i kthyer nga shtylla, pas goditjes së Asanit. Sylvinho mund të jetë i kënaqur e tani vëmendja spostohet të Azerbaixhani, në datën 7 qershor, po në Hungari në Haladas Sportkomplexum.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button