Aktualitet dhe Lajme
Vetëm 13 minuta, mes tensioneve mbyllet seanca në Kuvend, presidenti nuk mban dot fjalën
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/01/4cb17e36-1ac1-478c-a6d4-d8c9006dee38.jpeg)
Vetëm 13 minuta ka zgjatur seanca në Kuvend, e cila u shoqërua me tensione. Në seancë u miratuan dekretet për dy ministrat e rinj dhe u betua deputeti Plarent Ndreca, ndërsa presidenti Bajram Begaj nuk mbajti dot fjalën për shkak të tensioneve.
Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se kreu i shtetit fjalimin do ta mbajë në orën 18:00 në Presidenca.
“Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në çelje te sesioni parlamentar nga salla e Parlamentit, Presidenti i Republikës, Sh.do te jape kete mesazh per shqiptaret nga Presidenca ne oren 18.00.
Jeni te ftuar ta ndiqni ne Presidence”, njofton Begaj.