Aktualitet dhe Lajme

Veliaj para këshillit bashkiak: Lepujt s’na heqin dot, nuk dorëzohem. Inkurajon Dumanin të ecë para…!

Share

 Rithemelmi nuk heq dorë nga dhuna. Pavarësisht apelit të policisë për të mos kryer akte dhune, grupiprotestuesit kanë hedhur molotov drejt bashkisë së Tiranës. Disa të rinj janë filmuar edhe duke hedhur vezë drejt godinës. Pjesëmarrja është shumë e ulët.

Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që po zhvillohet online.

Veliaj duke folur online para këshilltarëve bashkiakë me gjuhë të ashpër ndaj kundështarëve politikë e jo vetëm, atyre që i quan ‘armiqë’ u shpreh i vendosur se do të vijojë të jetë në krye të bashkisë madje inkurajoi dhe këshilltarët bashkiakë të vijojnë punën për një Tiranë më europiane.

Lepujt s’na heqin dot… Nuk dorëzohem. Do të punoj akoma më shumë. E shijova në mënyrë profesionale shkuarjen në SPAK.  Nëse janë burra të zbresin nga ballkoni I Berishës të zbresin nga paralelja e Metës e të shkojnë në SPAK. Secili prej maskarenjve atje përballë ka interesin e vet” 

Iu drejtua dhe atyre që i quajti armiqtë, analistë mediatikë të cilët tha ai janë kundërvënë sepse nuk pranoi të realizonte interesat e tyre.

“Shumica dërrmuese e dhumit të analistëve. pitbull që pijnë redbull.. Jam krenar për dhumin e bashkuar. ” 

Në një moment një grup militantësh që prireshin nga Klevis Balliu dhe Tedi Blushi tentuan të hyjnë në bashki përmes derës së jashtme por nuk është lejuar nga policia

Paraditen e sotme policia e shtetit u bëri thirrje organizatorëve të Rithemelimit Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit të distancohen nga dhuna, thirrje kjo që vjen pas rasteve të mëparshme.

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm” thuhet në njoftimin e policisë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, nuk kurseu komentet për protestën dhe sulmet e Rithemelimit. “Jo vetëm që nuk dorëzohem, por do të punoj më fort”, tha Veliaj në përgjigje të protestave të Rithemelimit që udhëhiqen nga vajza e Berishës në arrest shtëpie.

“Ftesa ime për ta është: shkoni nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Ata nuk kanë asnjë ide për ta çuar vendin përpara. Ai që humbi me 60 mijë vota më keq se Lul Basha te bashkia e vogël ka qenë drejtor në këtë bashki. Ja  ku jam sot, le të rrinë lepujt ditën e natën, nga bashkia e Tiranës nuk na heq askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë nuk shkojnë në SPAK. Rusvelt thoshte, mos na gjykoni vetëm për punët që kemi bërë por edhe për armiqtë. Kemi sot një vlerësim spektakolar nga turizmi botëror. 365 ditë turizëm. Sot sheshi është plot me turistë. Ata nuk mbledhin dot më shumë se turistët… Sjellja e tyre kafshërore… unë jo vetëm që nuk dorëzohem por do punoj edhe më fort.”

Pas marrjes në pyetje për më shumë se shtatë orë, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu mbështetjen ndaj Altin Dumanit dhe SPAK duke nënvizuar se vetëm duke sqaruar gjërat dhe njerëzit mund të ecet përpara.

“Unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij ecni vetëm përpara. Vetëm duke i sqaruar gjërat dhe vetëm duke ecur përpara mund ta sqarojmë kombin.  Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që  duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje. Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë  e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet”.

Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj sfidoi Sali Berishën dhe Ilir Metën që të zbresin nga dritarja dhe paraletet dhe shkojnë në SPAK. Veliaj tha se i gjithë llumi është mbledhur bashkë kundër punëve të mira që janë bërë në Tiranë nga kjo administratë.

“Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik. Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”, deklaroi Veliaj./m.j

 

 


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button