Aktualitet dhe Lajme

Veliaj në SPAK, avokati Beqiri: U panë dy botë, njëra që ulërin ndaj drejtësisë dhe tjetra që respekton ligjin

Share

Avokati Idajet Beqiri, u shpreh se dje u panë dy botë, njëra botë që ulërin ndaj drejtësisë dhe tjetra që respekton ligjin. Beqiri u shpreh se protesta e Rithemelimit ditën e djeshme para SPAK, kundër veliajt është e dënueshme dhe mund të konsiderohet si presion ndaj drejtësisë.

‘Ka dhënë shpjegime në komisionin hetimor ato kanë edhe vlerë. Mbi atë bazë ka ndërtuar edhe pyetjet. Ose bën kallëzim ose i thua SPAK. Mbasi t’i thua dhe kërkon e ke dijeni për një vepër penale, mund ta kërkosh dhe SPAK e vlerëson. Ai është thirrur atje.

Më e rëndësishme janë dy qasjet dy botët e ndryshme në këtë vend. 1 botë, bota vjetër që nuk e do ligjin dhe ulërin kundër SPAK dhe që nuk lë gjë pa thënë dhe që kur dalin andej dalin me një gjuhë të papranueshme në çdo aspekt. Ata dalin me protesta me ulërima që është bota Berisha-Meta e përmbysur e vdekur dhe bota tjetër që është bota e ligjit e respektimit të ligjit, të shtetit.

Protesta e djeshme kur Veliaj shkoi atje është e dënueshme. Nuk ndodh kurrë në asnjë vend të botës para këtyre organeve që janë të pavarura dhe këto konsiderohen si presione. Që Unë dua patjetër që ti ta fajësosh këtë!. Në këto protesta venë elementë që janë të inkriminuar vetë. Shkoj si person që ka dijeni për një vepër penale. Ky person është thirrur nëse ka dijeni për këtë fakt’, tha Beqiri në Report TV.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button