Aktualitet dhe Lajme
Veliaj: Krenar teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm
Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ndodhet në Itali ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për takimin e nesërm të kryeministrit Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.
“Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.
/a.r
Huazuar nga Javanews.al