Aktualitet dhe Lajme
Veliaj kërkon lirinë, kryebashkiaku i Tiranës mbërrin në Apelin e GJKKO

Para pak minutash, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka mbërritur në Apelin e GJKKO, ku pritet të merret pas pak vendimi mbi ankimimin për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Vendimi pritej të merrej ditën e djeshme, por pas një seance që zgjati rreth 7 orë, u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.
Avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani, kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.