Aktualitet dhe Lajme

Veliaj fiton gjyqin, Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi! E detyron të bëjë përgënjeshtrim

Share

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi.

Pas gjyqeve të fituara me Albana Vokshin dhe Jorida Tabakun, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një tjetër gjyq për shpifje ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, kësaj here ndaj nënkryetarit të fraksionit të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.

Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje. Vendimi u mor paraditen e sotme, pas deklartave të Boçit në lidhje me shkollat e reja të ndërtuara pas tërmetit.

Më herët, Veliaj ka deklaruar se me lekët e fituara nga gjyqet për shpifjet e hedhura nga opozita, ka krijuar një fond për blerjen e kompjuterëve për shkollat e Tiranës.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button