Aktualitet dhe Lajme

Vdèkja e Raisit/ Vjen reagimi i parë i Izraelit: Nuk kemi gisht

Share

Pas rrëzimit të helikopterit ku u përfshi edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi, reagime po vijnë nga e gjithë bota. Mes tyre erdhi edhe reagimi i parë zyrtar nga Izraeli.

Një zyrtar izraelit i tha Reutersit se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili qe viktimë e një përplasje helikopteri që vrau gjithashtu disa anëtarë të kabinetit të tij.

Lexo më tej: Aksident në ajër/ Vdesin presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit 

“Nuk ishim ne”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Më herët në një seri reagimesh, rabinët izraelitë e përshkruan vdekjen e Raisit si “dënim të Zotit”.

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian dhe shtatë pasagjerë të tjerë kanë humbur jetën në një rrëzim të helikopterit në veriperëndim të Iranit.

Lexo më tej: Profil/ Kush është Ebrahim Raisi 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button