Aktualitet dhe Lajme

Vdekja e Kadaresë/ Modelja e njohur bën gafën e madhe me nderimin e saj për shkrimtarin: RIP Dritëro Agolli

Share

Shkrimtari më i madh shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në moshën 88-vjeçare. Vdekja e tij ka trishtuar shumë artistë dhe admirues të veprave të tij, të cilët publikuan në rrjetet sociale, copëza nga poezitë më të famshme të Kadaresë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një story në Instagram e modeles së njohur Megi Luka, e cila kishte postuar poezinë e Dritëro Agollit “Mjegulli i Dashurisë” me mbishkrimin “RIP Dritëro Agolli”.

Modelja e cila u kurorëzua “Miss Universe Albania 2015”, dhe bëri gafën duke ngatërruar gjeniun e letrave Ismail Kadare me shkrimtarin Dritëro Agolli, ka fshirë postimin duke mos bërë asnjë reagim tjetër.

 

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button