Aktualitet dhe Lajme

“Unë jam ajo trapja Meloni”/ Kryeministrja e Italisë takon presidentin e Campania (VIDEO)

Share

“President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?”. Me këto fjalë iu drejtua kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidentit të rajonit të Campania, Vincenzo De Luca duke përshëndetur dhe duke i dhënë dorën.

Ai iu përgjigj: “Mirë. Mirë se erdhe”. Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket PD-së, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë. Deklarata u bë në Romë kur ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve.

Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”. Nga ai moment, mes të dyve nuk munguan as shigjetimet në distancë derisa u panë ballë për ballë. ©LAPSI.al



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button