Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës/ Balluku: Certifikohet pista, moment historik dhe një premtim të dhënë nga Edi Rama (VIDEO)

Këtë të enjte, është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. I pranishëm është kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Balluku, tha se ky është një premtim i dhënë dhe i mbajtur nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Ministrja theksoi se aeroporti ka përfunduar para afatit.
Balluku: Një premtim i dhënë nga Edi Rama, i cili jo thjesht është mbajtur, por është përfunduar para afatit. Afati ka qenë pranvera e vitit 2026. Konsorciumi ka arritur që të dorëzojë një pistë të butë si mëndafshi që do të thotë që i plotëson të gjitha kushtet. Edhe inxhinieri që ishte brenda avionit tha të njëjtën gjë. Ky është një moment historik për Vlorën dhe Shqipërinë. Sot është certifikuar pista dhe vazhdojmë me të gjithë komponentët e tjerë në mënyrë që aeroporti të jetë brenda kësaj vere operacional për të gjitha fluturimet.