Aktualitet dhe Lajme

Ukraina refuzon planin “Trump” për paqen me Rusinë

Share

Kievi ka refuzuar planin e propozuar nga Uashingtoni për fundin e luftës në Ukrainë.

Plani, detajet e të cilit u bënë publik nga “Axios” media amerikane me burime pranë administratës Trump, parashikon njohjen zyrtare të Krimesë si pjesë e Rusisë dhe pranimin e kontrollit të Moskës ndaj 4 rajoneve të tjerë ukrainas të aneksuara pas 2022-shit.

Plani i hartuar nga ish-gjenerali amerikan Keith Kellogg i është paraqitur si ukrainasve ashtu edhe rusëve, por sipas mediave, Kievi e ka refuzuar si të njëanshëm, pasi siç pretendohet, njeh vetëm arritjet e Rusisë në dëm të Ukrainës.

Ky refuzim mendohet të jetë bërë shkak që Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio të anulonte pjesëmarrjen në takimin në nivel kryediplomatësh në Londër këtë të Mërkurë, ku do të diskutohej për armëpushimin në Ukrainë.

Takimi mes kryediplomatëve të Uashingtonit, Kievit, Parisit, Berlinit e Londrës u shty për një afat të pacaktuar, ndërsa bisedimet do të vijojnë në rangje më të ulëta.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha të martën se për momentin është i interesuar për arritjen e një armëpushimi dhe më pas mund të shtrohen për diskutim skenarët e paqes.

Ndërsa për banorët e Kievit, paqja në këmbim të lëshimeve territoriale është e pakuptimtë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button