Aktualitet dhe Lajme
U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

E gjithë fusha e Myzeqesë, nga Lushnja e deri në Fier, këtë verë pritet të prodhojë më pak shalqi. Kjo kulturë duket se ka zhgënjyer fermerët që e kultivuan vitin e kaluar, dhe kjo ka bërë që këtë vit të përgjysmohet sipërfaqja e mbjellë me shalqi dhe, në përgjithësi me kulturat bostanore.
Ky fakt pohohet edhe nga vetë fermerët, të cilët tregojnë konkretisht arsyet e uljes së sipërfaqeve të mbjella me kultura bostanore, por jo vetëm.
Ndërhyrja e shtetit, si në rregullimin e çmimeve dhe tregut në përgjithësi, ashtu edhe në mbështetjen për uljen e kostove të prodhimeve bujqësore, shihet si mundësia e vetme që këta fermerë të mbijetojnë./ A2CNN