Aktualitet dhe Lajme

U thirra për një problematikë. Për mua ka zero pasoja – Abc News

Share

schedule22:24 – 13 Nëntor, 2024

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se nuk ka asnjë dilemë për të shkuar në SPAK. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, duke folur për paraqitjen e tij në SPAK disa muaj më parë, ai tha se u thirr për të dhënë sqarime për një problematikë, që sipas të cilit, nuk ka asnjë pasojë.

“Ka një çudi të madhe se puna e SPAK është bërë si koronavirusi. Kur koronavirusi i binte dikujt të gjithë thoshin vdiq, tani kush hyn të dera e SPAK të gjithë thonë kështu. Shyqyr që erdhi dita që ne të shkojmë të drejtësia në rrjesht dhe të shkosh te SPAK nuk është një gjëmë e madhe.

SPAK do të na thërrasë shumë herë për të sqaruar kallëzime, paqartësi, dyshime të ndryshme në veprimtarinë tonë publike në ushtrimin e detyrës. Unë s’kam asnjë lloj dileme për të shkuar në SPAK sa herë të më kërkojë. Më kanë thirrurr për të sqaruar një problematikë që për mua nuk ka asnjë pasojë.

Ata janë në shqyrtim e sipër dhe le ta shohim se si do të shkojë. Për mua ka zero pasoja. Pozitive është që nuk kemi më statusin e të paprekshmit.“, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës./abcnews.al






Huazuar nga abcnews.al

Back to top button