Aktualitet dhe Lajme

U përjashtua nga lista, rikthehet emri i kandidatit për deputet, Renato Kumrija

Share

Lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit ka pësuar sërish ndryshime.

Në listën e hapur është futur sërish emri i Renato Kumrija, i cili pak ditë më parë hodhi akuza të forta drejt Flamur Nokës, pasi ia kishte hequr emrin.

Siç duket Noka ka bërë “prapakthehu” dhe ia ka rikthyer emrin Kumrijës, e për t’i bërë vend në listë ka hequr emrin e kandidatit Gani Cani.

Në procesin e “Primareve”, Renato Kumrija arriti të merrte 206 vota persona, duke i renditur i teti në rang Qarku, ndërsa Gani Cani kishte marrë vetëm 58 vota.

Pasi iu rikthye emri në listë, ka ardhur dhe një reagim nga Renato Kumrija, ku thotë se i është dhënë legjitimiteti i mbështetjes që mori në Primare.

“Demokratë, miq dhe dashamirës. Në këtë deklaratë riafirmoj besimin e palëkundur dhe mbështetjen e madhe që më keni dhënë. Unë do të jem kandidat i PD-së në koalicionin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Elbasanit. Mbështetja që mora në Primaret e PD-së më dha legjitimitetin sipas parimeve të demokracisë në partinë që lindi, u rrit, zhvillua dhe qëndron ende mbi themelet e këtij parimi, që të isha një nga kandidatët e kësaj force politike në Qarkun e Elbasanit. Partia Demokratike me në krye Prof.Dr.Sali Berishën (vlerësoi forcën e mbështetjes suaj tek një i ri që ka kontribuar prej shumë vitesh tek Partia Demokratike) rikonfirmoi kandidaturen time te lista e hapur e Partise Demokratike, duke vlerësuar kontributin e dhënë për këtë forcë politike. Sot me shumë se kurrë besoj se “Bashkimi bën fuqinë” Të gjithë bashkë me në krye liderin Prof.Dr. Sali Berisha luftojmë për një ideal; ta bëjmë Shqipërinë Madhështore. Bashkë drejt fitores, do ia dalim” – shkruan Kumrija.

Ndërkohë, më poshtë janë akuzat që Renato Kumrija hidhte drejt Flamur Nokës vetëm 3 ditë më parë.

“Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe unë nuk do te jem ne liste si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshte, pasi duhet t’ia lenë vendin dikujt tjetër, ndërsa kane lenë ne liste kandidate me shume me pak mbështetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me force qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Për fat te keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Unë isha dhe jam një si ju, bir i një familjeje te thjeshte shqiptare, qe besova se ku me mire sesa një njeri i “popullit” njihte me mire nevojat e shtresës sonë.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmëroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqtë e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo!

A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha qe jam i bindur se do me japë te drejte mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një fryme te re dhe një te riu qe pat mbështetjen me te sinqerte nga familjet e Elbasanit.” – shkruante Kumrija.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button