Aktualitet dhe Lajme

U paraqit në rolin e vëzhguesit, Apeli i GJKKO nuk pranon avokatin amerikan në seancën për Veliajn

Share

Avokati amerikan, Joshua Roberts është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin, por nuk është lejuar të jetë prezent.

Ai është shprehur per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.

“Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë”, tha nje dite me pare Roberts, pasi takoi Erion Veliajn, i cili theksoi se “do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj”.
Avokati Joshua Roberts eshte pjesë e studios ligjore amerikane Kasowitz Benson e Torres LLP.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button