Aktualitet dhe Lajme

U nda nga jeta nga sëmundja e rëndë, mbahen homazhe për piktorin Ali Oseku

Share

Ditën e djeshme, piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit, ka humbur jetën.

Ai nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë. Ditën e sotme, janë kryer homazhe në nder të piktorit, ku të afërm dhe njerëz të njohur kanë vendosur lule pranë fotos së tij.

Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969.

Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button