Aktualitet dhe Lajme

U kap në fermën e kanabisit, dënohet me burg shqiptari në Britani

Share

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka vendosur dënimin me 6 muaj burg dhe dëbim në vendlindje për një shqiptar që u kap në një fermë kanabisi në Ashington, Northumberland.

26-vjeçari Mahmut Selimaj u kap duke kultivuar 173 rrënjë kanabisi brenda banesës. Ai tentoi t’i largohej policisë duke u ngjitur në çati, por ra në pranga pak çaste pas ndjekjes.

Selimaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani, i tha gjykatësit se ishte zhytur në borxhe ndaj trafikantëve që e kishin sjellë, dhe u detyrua të punonte për të t’i paguar.

Por gjykatësi u përgjigj duke thënë se “kjo është një përrallë që e dëgjon shpesh”. Ai vendosi dënimin dhe dëbimin e Selimajt në Shqipëri./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button