fbpx
Aktualitet dhe Lajme

U hodh me kokë tek “Syri i Kaltër”, plagoset i riu, niset drej Traumës

Share

Një pushues nga Tirana është plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”. 28-vjeçari Ardit Dauti mësohet se është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike.

Më tej bëhet me dije se nga hedhja është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës. Ai menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, por sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Bëhet me dije se 28-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button