U bllokua në mjet pas aksidentit, 30-vjeçari nxirret i gjallë pas rreth një ore. Katër të rinjtë ishin nisur drejt Tiranës për të festuar
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/03/mjet-780x470.jpg)
Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, te makinës nga zjarrfikësit për të nxjerrë të riun e identifikuar me inicialet M. Ç. Ky i fundit është nxjerrë i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia njoftoi se, ky shtetas, 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.
Burime konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një lokali në Tirane.
Njoftimi i policisë për aksidentin:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Huazuar nga StartNews.