LOKALESocial KulturoreThenje dhe aforizma

Tungjatjeta si në Dibër

Share
Ne prill te vitit 1946 forcat e ndjekjes kapën Rustem Bitrin nga Blliçja, te cilin e vunë para me e çue në Shumbat. Rustemi, tue kalue nëpër rrugën kryesore te Blliçes, shikon Ahmet Kaloshin në bahçe te vet e i thotë:- Njatjeta, or Ahmet!- Njatjeta, or Rustem, ia ktheu Ahmeti.Per ata që kishin futun Rustemin në mes e po i rrinin me pushkë para embrapa, ajo “njatjeta” qe nji përshëndetje e thjeshtë, megjithse në kushte e rrethana shumë te vështira. Në te vërtetë ajo nuk qe përshendetje, por nji mesazh që Rustemi i dërgoi Ahmetit. Mesazhi ishte ky: “Or Ahmet, siç po e shikon, s’e kam punën mirë. Me kanë kapë me më çue ne Shumbat, gjoja në lokalitet, por ti e di se k’ta te rrasin pushkën kur te duen. Prandaj shko ke Elez Noka, kryetari i kshillit, që te interesohet për mue e të me bjerë mbrapa pa qanë vonë”. Ahmeti me atë “tungjatjeta”, që ia ktheu sherbes i tha: “Mos kij merak, se e kuptova çfarë do me thuesh”. Ahmeti me at’ udhë shkoi ke ElezNoka e i tha ç’i kishte ndodhë Rustem Bitrit e çfarë i kishte thanë Rustemi.I ra apo nuk i ra Elez Noka mbrapa Rustem Bitrit, kjo asht punë tjetër, por alegoria e bani të vetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button