Aktualitet dhe Lajme

Trump ultimatum TikTok: Pronar jo-kinez deri më 5 prill ose do të mbyllet në SHBA

Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dhënë afat prej 5 ditësh TikTok-ut, për të arritur një marrëveshje.

“Marrëveshja për të shitur TikTok nga kompania e saj mëmë kineze tek një blerës jo-kinez do të arrihet para së shtunës”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Nëse nuk arrihet kjo marrëveshje, aplikacioni do përfundojë me mbyllje në SHBA për arsye sigurie kombëtare, që do të hyjë në fuqi këtë muaj sipas ligjit të vitit 2024.

“Ne kemi shumë blerës potencialë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One. “Ka një interes të jashtëzakonshëm për TikTok, unë do të doja që TikTok të vazhdojë akoma”




Huazuar nga albeu.com

Back to top button