Aktualitet dhe Lajme

Triumfi i 15 në Champions, sheshi ikonik i Madridit pushtohet nga tifozët

Share

Mijëra tifozë të Realit u mblodhën në sheshin kryesor të Madridit për të festuar triumfin e 15 në Champions.

Sheshi ikonik Cibeles ishte pika e takimit për fansat entuziastë, ku thirrjet dhe këngët për skuadrën u shoqëruan me spektakël flakadanësh.

Një festë e merituar, për mbështetësit që janë mësuar të gëzojnë sukseset e mëdha të ekipit të zemrës. Në Madrid askush nuk fjeti. Të gjithë presin paradën e fituesve të skuadrës, që në autobusin e zbuluar do të shpalosë dy trofetë e këtij sezoni: titullin kampion në Spanjë dhe Champions-in.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button