Tri gjërat që duhet të bëni për të fituar zemrën e një gruaje
A e dini se 55% e femrave duan që ju të ulni telefonin dhe t’u kushtoni vëmendje gjatë bisedës? Lëreni telefonin mënjanë dhe fokusohuni tek ajo. Kjo do të tregojë se jeni vërtet të interesuar dhe se e respektoni kohën e saj.
Gjysma e grave të anketuara (50%) duan komplimente të sinqerta. Nuk bëhet fjalë për mburrje të tepërta, por për fjalë të sinqerta dhe të thjeshta që do t’i bëjnë të kuptojë se është e vënë re dhe e vlerësuar.
Pse janë këto gjëra të rëndësishme?
Shumica e grave moderne kërkojnë më shumë se një aventurë të shkurtër. Gjithashtu, shumica e beqarëve sot (53% e meshkujve dhe 68% e femrave) janë në kërkim të një lidhjeje serioze. Gratë duan ndershmëri, vëmendje dhe siguri, sepse duan të lidhen në një nivel më të thellë dhe më kuptimplotë.