Transporton rreth 3,500 ushtarakë si dhe avionë, Garda Revolucionare iraniane pretendon se ka goditur anijen luftarake “USS Tripoli”

Share

Rojet e Gardës Revolucionare të Iranit njoftuan se kanë shënjestruar një anije luftarake amerikane, duke pretenduar se sulmi ka detyruar mjetin detar të tërhiqet më larg nga zona e operacioneve.

Sipas një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Fars, objektiv ka qenë USS Tripoli, një anije amfibe sulmuese e tipit LHA-7.

Pala iraniane pretendon se sulmi është kryer me “raketa me shpejtësi rrufe”, të cilat, sipas të njëjtës deklaratë, e detyruan anijen të tërhiqet më thellë drejt Oqeanit Indian jugor.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje mbi kohën apo vendndodhjen e saktë të incidentit.

Kujtojmë se Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) kishte njoftuar se USS Tripoli, e cila transporton rreth 3.500 efektivë si dhe avionë transporti dhe luftarakë, mbërriti në Lindjen e Mesme më 27 mars, duke forcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara lidhur me pretendimin e Iranit për një sulm ndaj kësaj anijeje luftarake.


starnews.al

Reklama
Back to top button