Aktualitet dhe Lajme

Tragjike/ Rrëzohet avioni me 72 persona në bord, dyshohet për dhjetëra të vdekur (VIDEO)

Share

Ditën e sotme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kazakistan, ku një avion i ‘Azerbajxhan Airlines’, është rrëzuar, tha Ministria e Emergjencave të vendit.

Sipas mediave të huaja, nga kjo tragjedi dyshohet se kanë vdekur dhjetëra persona, pasi bëhet me dije se në bordin e avionit ishin 72 persona.

Gjashtë persona raportohet se i kanë mbijetuar përplasjes, thanë autoritetet.

Fluturimi i ‘Azerbajxhan Airlines’, ishte rrugës nga Baku në Azerbajxhan për në Grozny në Rusi, por ndryshoi drejtim për shkak të mjegullës. Ai u rrëzua pranë aeroportit Aktau në perëndim të vendit.

Shërbimet e urgjencës po punonin për të shuar zjarrin në vendin e përplasjes, tha Ministria e Emergjencave të Kazakistanit.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Azerbajxhani Airlines lidhur me këtë ngjarje.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button