Aktualitet dhe Lajme
Tragjike në Greqi! 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra e lartë, në Katerini të Pierias.
Sipas mediave greke, e mitura fillimisht është transportuar me ambulancë EKAB në Spitalin e Katerinit dhe më pas është transferuar në Spitalin G. Gennimatas në Selanik dhe prej andej në Spitalin Ippokrateio.
Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza ndërroi jetë natën e së hënës.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta, megjithatë, autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një akti kriminal.
Departamenti i Policisë së Katerinit po kryen një hetim paraprak për të sqaruar se si ndodhi rënia tragjike e 14-vjeçares nga ura.