Aktualitet dhe Lajme

Tragjike/ Gjendet pa shenja jete 58-vjeçarja nga Fieri, dyshohet se është vetëvarur

Share

Policia në fshatin Kurjan të Roskovecit ka gjetur pa shenja jete një shtetase 58-vjeçare.

Gruaja dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Roskovec, Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button