Aktualitet dhe Lajme

Tragjedia në Prizren/ Identifikohet i dyshuari për vrasjen e vajzës dhe plagosjen e gruas (EMRI)

Share

Një  ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku dyshohet se babai ka vrarë njërën nga vajzat e tij, teksa ka plagosur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Raportohet se i dyshuari është Mehmet Gorenc, 45-vjeçar. Ai pas aktit makabër, ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 06:00 kemi marrë një informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi




Huazuar nga albeu.com

Back to top button